MENU
klinika

Panairi Agro-Expo

Krifca: Shkëmbimet tregtare, 77% më shumë se në 2013

26.11.2022 - 13:33

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca vizitoi sot Panairin Ndërkombëtar Agro Expo-Global Gap. Ministrja Krifca u ndal tek strategjia e re për sektorin ku synim kryesor është arritja e 1 miliard USD eksporteve deri në vitin 2030 ndërsa mori fjalën në konferencën “Rruga e perimeve dhe frutave shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare”, pjesë e këtij panairi.  Krifca vuri në dukje se ky prioritet i këtij mandati, ka synim rritjen e ekonomisë dhe fuqizimin e familjes shqiptare.

Ministrja paraqiti edhe një panoramë të zhvillimeve të deritanishme në bujqësi dhe zhvillimin rural, ku sipas saj shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore kanë patur një zhvillim të konsiderueshëm me rritje me 27% në 2021, nga 2017 dhe me 77% nga 2013.

“Eksportet totale të produkteve bujqësore arritën në 2021 46.4 mld lekë, duke u rritur me +15.6%.  Ato janë rritur 3.1 herë më shumë ne vlerë dhe 3.6 herë më shumë në sasi në krahasim me eksportet në vitin 2013”, u shpreh Krifca. Ministrja vuri në dukje se në një vit të vështirë me kosto të rritura të inputeve dhe naftës, bujqësia shqiptare ka treguar stabilitet dhe qëndrueshmëri, në krahasim edhe me vendet e rajonit, me nivelin më të lartë të rritjes së sektorit midis vendeve të Open Balkan (Shqipëria +1.5%, Maqedonia e Veriut +0,1% dhe Serbia -5,4%).

Synimi, sipas saj, është të eksportojmë deri në fund të vitit gjysmë miliardë dollarë. Krifca u ndal edhe tek përmirësimi i konsiderueshëm i gjithë infrastrukturës mbështetëse, që nxiti rritjen e nivelit të eksporteve me një arsenal pikash grumbullimi, pikash frigoriferike, tregjesh shumice e laboratoresh të analizave të cilat mundësojnë rritjen e eksporteve. Kështu nga pak njësi grumbulluese në 2013 sot ka mbi 260 pika grumbullimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Prej disa vitesh, theksoi ajo, ne i dedikohemi rritjes së prodhimit dhe në mënyre të veçantë eksporteve

“Qeveria shqiptare mbështet prodhimin dhe uljen e kostove të grurit, të perimeve, të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, mbështet procesin e përafrimit të prodhimit bujqësor me standarded ndërkombëtare global GAP. Kemi mbështetur 56 fermerë për një vlerë 17 milionë lekë”, tha ajo.

Krifca e vuri theksin se sot nevojitet rritja e eksporteve duke tregtuar në tregje dhe produkte me vlerë të lartë të shtuar, produkte për të cilat ne kemi ekselencë.

“Skema e mbështetjes së bimëve mjekësore dhe medicinale ka qenë një skemë e përhershme e mbështetjes sonë. Por eksportet rriten edhe nëpërmjet rritjes së vlerës së shtuar të produkteve si pasojë e përmpunimit të produkteve. Vetëm me fondet e IPARD II janë kryer 79 investime në agropëprunim me një vlerë prej 34 milion Euro. Janë ndërtuar njësi të reja përpunimi në sektorët e fruta perimeve, mishit, qumështit dhe përpunimit të verërave”, tha Krifca.

Ministrja u ndal edhe tek nisma Ballkani i Hapur të cilën e cilësoi mundësi e mirë që produktet tona të freskëta apo të përpunuara të eksportohen në tregjet rajonale më shpejt me më pak kosto.

“Për 9 mujorin e 2022, niveli i volumit tregtar me vendet nënshkruese të Open Balkan është rritur për bujqësinë dhe agropërpunimin me 33%. Kështu eksportojmë 22% më shumë në sasi dhe 74% më shumë në vlerë me Serbinë dhe 17% më shumë në sasi dhe 27% më shumë në vlerë me Maqedoninë e Veriut. Importet për të dy vendet ose kanë mbetur të njëjta (+0,73% në sasi me Serbinë) me 9 mujorin e vitit 2021, ose janë ulur ndjeshëm në sasi (-24%  me Maqedoninë e Veriut ) krahasuar me një vit më parë”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministria e Bujqësisë e sjell edhe në Shqipëri...

‘The Guardian’: Si po ngrihet në Spanjë shkolla për barinjtë

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Bujqësia/ Zgjerim tregjesh në rajon dhe nxitje eksportesh

Intervista nga DW e ministrit gjerman të Bujqësisë

“Shqipëria të shmangë gabimet e BE në bujqësi”