MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi E

Kryendeshja pa fitues, Gjermania rrezikon eliminimin

27.11.2022 - 23:01

Kryendeshja e fazës së grupeve mes Spanjës dhe Gjermanisë përfundon në barazim 1-1, një rezultat më komod për iberikët që merr kryesimin, ndërsa pancerve u duhet jo vetëm fitorja në sfidën e fundit me Kosta Rikën për të avancuar më tej.   

Ndeshja nisi me një ritëm të madh, me spanjollët që tronditën traversën në minutën e shtatë. Dano Olmo godet fort në kufijtë e zonës së rreptësisë, Neuer devijon aq sa topi prek traun dhe del jashtë. Në minutën e 22-të ishte Jordi Alba që provoi, por jo në kuadrat.

Gjermania nuk del dot para, ndërsa spanjollët kanë një tjetër rast të artë në minutën e 33-të, me Ferran Torres që e çon topin mbi portë, më pas jepet jashtë loje. Gjermania në të 40-ën arrijë të shënojë.

Gjatë një gidotje dënimi, kros në zonë dhe Rudiger realizon me kokë. Për fatin e spanjollëve, mbrojtësi gjerman është në pozicion jashtë loje. Rudiger provon edhe njëherë në fundin e pjesës së parë, por pret portieri Simon.

Edhe pjesa e dytë ka ritëm të lartë loje, gjermanët hidhen para dhe kanë një mundësi shumë të mirë me Kimich, por portieri spanjoll i thotë jo golit. Për të ardhur në minutën e 62-të, kur Jordi Alba fut një top të bukur në zonë dhe aty Morata mposht portierin Neuer. 1-0 për Spanjën.

Gjermanët reagojnë dhe në 73’ Musiala ka mundësinë më të mirë, i vetëm përballë portierit, çuditërisht e përplas topin në trupin e gardianit. Gjithsesi, goli për gjermanët do të vinte në 83’, kur Fullkrug shkarkon të djathtën e tij dhe lë portierin Simon të palëvizur. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, me Sane që humb një mundësi të artë në sekondat e fundit. Mbyllet 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizjet e janarit në klubet e elitës

Sa shumë rikthime “big” dhe largime me peshë

Një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato

Futbollisti serb shtang me vendimin: Nuk luaj në Shqipëri…

Cristiano Ronaldo zhgënjen arabët, tërbohet sheiku saudit

“Pagova 200 milionë euro dhe ai nuk bën asgjë!”

Komiteti ligjor i LFP-së do të studiojë dokumentat...

Hakim Ziyech kalon te PSG-ja