MENU
klinika

VIDEO

Kulla me e lartë në botë “vishet” Kuq e Zi

28.11.2022 - 20:17

Festimet për 110 vjetorin e Pavarësisë kanë “pushtuar” ditën e sotme gjithë trevat shqifolëse.

Vendi ynë mori urime të shumta nga shumë vende e organizata ndërkombëtare.

Së fundmi edhe Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar këtyre urimeve, me një simbolikë magjike në qiellgërvishtësen gjigande.

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa. Gjithashtu në sfond gjatë videos, ata kanë vendosur edhe himnin kombëtar shqiptar.