MENU
klinika

Çfarë po ndodh në protestë

Kundër traut në Divjakë, tensione mes policisë dhe banorëve

18.11.2022 - 13:28

Prej ditësh banorët e Divjakës po protestojnë, të cilët kundërshtojnë vendosjen e një trau që të çon në zonën e park. Edhe sot, banorët e Divjakës janë mbledhur për t’i thënë jo vendosjes së një blloku që do të caktonte një tarifë për të hyrë brenda parkut të Karavastasë.

Me banderola të ndrshme që mbajnë në duar, banorët njëzëri thanë se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre. Kreu i PD-së për Divjakën, Eduard Sharka tha se trau është vendosur në mënyrë të paligjshme.

“Ai park i mban të gjallë, me oksigjen. I vetmi tra i ligjshëm është ai që ndan kufijtë, por jo një rrugë nacionale. Çdo qytetar i Divjakës, dhe çdo turist e ka të drejtë që do të shkojë drejt plazhit. Mënyra e vendosjes së traut është simbol i arrogancës, i mungesës së lirisë. Qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është punësimi i disa patronazhistëve. Bizneset paguajnë taksa, por do të preken nga vendosja e këtij trau.”, tha demokrati.

Ndërkohë, një prej banorëve ta për gazetarin e News24, Ervis Kuçi se “Edhe ajrin që na ka dhënë i madhi Zot, po na e japin me lekë!”.

Teksa banorët marshojnë drejt rrugës së vetme që të çon drejt parkut, është vënë re prani e madhe e forcave policore. Furgonë policie ndonëse i bien borive për të hapur rrugën, turmën e qytetarëve ecin qetësisht duke mos ju bindur forcave blu.

Kujtojmë se dje në protestë pati përplasje mes banorëve të zonës dhe policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN