MENU
klinika

Vendimi për institucionet e pavarura publike në Shqipëri

Kushi apel studentëve të aplikojnë për bursa

23.11.2022 - 14:42

Përveç arsimit të lartë publik dhe jo publik, do të ketë edhe institucione të arsimit të lartë të pavarura. Lajmin e dha ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë. Vendimi is otëm sipas saj plotëson statusin e institucionit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe rrit cilësinë e arsimit

“Morëm një vendim që plotëson kuadrin ligjor të arsimit të lartë për statusin e institucionit të arsimit të lartë në Shqipëri. Me vendimin e sotëm do të kemi edhe një formë të re që janë institucionet e arsimit të lartë publike të pavarura. Kemi përcaktuar të gjitha kriteret, procedurat e dokumentacionin për të krijuar një institucion të ri por edhe të gjitha procedurat për të transformuar një institucion të arsimit të lartë ekzistues në publik i pavarur. Ky vendim jo vetëm përmbush kuadrin ligjor por është në përputhje me strategjinë kombëtare të arsimit dhe u jep fleksibilitet për menaxhimin financiar për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Këto institucione nuk do të kenë qëllim fitimin dhe të gjitha të ardhurat do të përdoren për të përmbushur misionin e institucionit të arsimit të lartë. E kemi konsultuar edhe me përvojat në vende te tjera për të rritur cilësinë e arsimit të lartë”.

Kushi u bëri thirrje studentëve të aplikojnë për bursa studimi në bazë të 3 kritereve të vendosura

“U bëj thirrje studentëve që të aplikojnë për bursa studimi, që janë të barazvlefshme me pagën minimale dhe janë parashikuar për studentët që plotësojnë 3 kriteret kryesore; që kanë përfunduar me 10 shkollën e mesme dhe kanë marrë 9.5 në provimin e Maturës Shtetërore, kanë marrë një nga 3 çmimet e para në olimpiada dhe ata studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në programe prioritare si mësuesi, bujqësi e turizëm. Ftoj studentët të përfitojnë se kanë jo vetëm bursa por edhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është e hapur deri në fund të janarit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maturantët afat deri më 3 gusht

Matura 2022/ Hapen aplikimet për Universitete