MENU
klinika

Paralajmërimi i Karamuços

Laboratori i drogës në Fier/ Priten arrestime të reja

28.11.2022 - 13:37

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës dhe profesor, ka paralajmëruar arrestime të tjera në lidhje me laboratorin e drogës në Fier, ku u sekuestruan 430 kg kokainë.

“Është bërë operacion shumë i koordinuar, priten edhe arrestime të tjera. Nuk dimë ende garantin. Është shumë i rëndësishëm për të thyer doganën, të gjithë aksin rrugor që përshkon nga Hani i Hoti ose Muriqani deri në Fier. Si e administrojnë këtë mall pa u kontrolluar nga askush. Është në vazhdën e një hetimi shumë kompleks. Dyshohet se edhe një nga grupet pritëse është arrestuar. Suksesi ka qenë aplikimi i metodës speciale të dorëzimit të kontrolluar. Kanë qenë dy çipa, një e kishte vendosur organizata kriminale dhe DEA, kur janë hapur janë gjetur në të njëjtin vend. Janë metoda që përdoren më së shumti nga Ndragheta që kapoja s’del asnjëherë, nuk lë asnjë gjurmë. Nuk do arrestohen dot drejtuesit e mëdhenj sepse këta është e vështirë për t’i gjetur”, ka thënë Karamuço.

Kujtojmë se të arrestuarit nga operacioni i SPAK-ut për drogën në Fier janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), J.M, Redion Meshi, Bledar Matosh dhe Marildo Rona.

Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy shtetas kolumbianë, të cilët merreshin me përpunimin e kokainës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

Përveç kokainës, u sekuestruan edhe  5.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu.