MENU
klinika

I afrohet vlerës së Chelseas

Liverpool del në shitje, ja sa kushton klubi

07.11.2022 - 17:47

Liverpool-i është në shitje. Këtë e bën të ditur faqja e internetit “The Athletic” dhe lajmi “kërcen” menjëherë në tabloidët anglezë. “Fenway Sports Group Holdings” (FSG), pronar i “Reds” që nga viti 2010, kur bleu klubin nga George Gillett dhe Tom Hicks, thuhet se është i hapur për oferta.

Kuptohet, shpresohet që të arkëtojnë atë që Chelsea mori pas ikjes së Abramovich, i shitur te Todd Boehly për pothuajse 5 miliardë euro. Kujtojmë se FSG zotëron gjithashtu ekipin e bejsbollit Boston Red Sox, rrjetin televiziv NESN dhe 50% të “Roush Fenway Racing” e “Fenway Sports Management”.

“Me kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj, sërish në interes të Liverpool-it si klub, – tha FSG për “The Athletic”. – FSG shpesh ka marrë shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë të Liverpool-it”.

Një derë e hapur për hyrjen e aksionerëve të rinj, mesa duket pakicë dhe mazhorancë, për një nga grupet më të rëndësishme të biznesit sportiv. Vlera e Liverpool-it pritet të jetë rreth 4.25 miliardë paund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN