MENU
klinika

“Nuk do të ketë botë serbe”

Mali i Zi në protestë kundër “Ballkanit të Hapur”

29.11.2022 - 14:07

Qytetarët e Malit të Zi kanë nisur protestat duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Përpos kërkesës për zgjedhje, qytetarët shprehën edhe revoltën e tyre ndaj nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kundërshtojnë përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, raportojnë mediat në Podgoricë.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviç Stankoviç u shpreh nga protesta se “nuk do të lejojnë shërbëtorët e presidentit Aleksandër Vuçiç të pushtojnë Malin e Zi.”

“Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviç, ju që jeni ndihmësi i Vuçiçit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiç, Vulin, Rakoviç dhe Beçkoviç. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviç.

Aktivisti Vido Drashkoviç tha se “në një mijë vjet të ekzistencës së tij, Mali i Zi nuk ka pasur paqe, ashtu siç nuk ka sot”.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit. Teksa iu refrua Dritan Abazoviqit, aktivisti e cilësoi si ‘fshesë’ dhe ‘lopatë’ të atyre që kërkojnë destabilizimin e Malit të Zi.

“Qeveria klaro-nacionaliste pretendon se na ka liruar. Është e vërtetë, na ka çliruar nga të gjitha të mirat. Qëllimi i tyre është ta portretizojnë Malin e Zi si të paqëndrueshëm. Ata që janë fshesa dhe lopata e dikujt tjetër do ta shtyjnë Malin e Zi në Ballkanin e Hapur që nuk është gjë tjetër veçse bota serbe, për të ndalur Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së për të mirën e shefit të tij nga vargmali i Andriqit. Në këtë, një njeri i vogël dhe një manipulator i madh po prijnë. Me nënshkrimin e kontratës me KOS, ai e dinte se do të destabilizonte Malin e Zi, që ishte qëllimi i tij. Para nesh janë dy rrugë – Ballkani i Hapur dhe BE. Qytetarët po vijnë në vete. Nëse nuk mendojmë, do të hasim telashe përpara e dyerve tona”, tha Drashkoviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Së shpejti dialogu Prishtinë-Beograd

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”