MENU
klinika

"Do të doja të kishte një stendë për..."

Mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë/ Berisha mbërrin në parlament

27.11.2022 - 11:17

Ish-kryeministri, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.

Gjatë fjalës së shkurtër të mbajtur përballë të pranishmëve Berisha tha me ironi se krahas stendave ku janë personalitetet e dy vendeve, do të donte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama.

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

Kujtojmë se për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN