MENU
klinika

“Ka fshehur miliarda paund në…”

Media britanike: Putin po përgatit skenarin e largimit nga Rusia

15.11.2022 - 17:44

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, kanë qarkulluar shumë lajme rreth shëndetit të presidentit rus Vladimir Putin dhe veprimtarisë së tij.

Së fundmi pretendohet se presidenti rus Vladimir Putin ka fshehur një pasuri të madhe në Republikën e Afrikës Qendrore dhe se ai planifikon të arratiset atje nëse detyrohet të largohet nga pushteti në Moskë.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet fjalë për 12.3 miliardë paund, ndërsa raportohet se është nën mbrojtjen grupimit ushtarak privat Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore.

Mediat zyrtare shtetërore në Rusi thonë se Putin, i cili ka anashkaluar samitin e G-20 në Bali mori kohë për të folur të premten me Faustin Arcange Touadera, president i shtetit afrikan, teksa të dy presidentët shprehën synimin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh politik, tregtar dhe ekonomik, përfshirë në sektorin e karburanteve dhe energjisë”, thuhet në një deklaratë nga qeveria ruse.

Por kanali Telegram General SVR tha se qëllimi i vërtetë i Putinit në thirrje ishte të verifikonte “besnikërinë” e liderit afrikan, ndërsa Putin ka “lënë të kuptohet për vizitën e tij të mundshme në të ardhmen e afërt” në kryeqytetin e vendit, Bangui.

Kanali bëri pretendimin befasues se Putin “e konsideron Republikën e Afrikës Qendrore si një nga dy opsionet për evakuim në një situatë emergjente për veten dhe të dashurit e tij, jashtë territorit të Federatës Ruse”.