MENU
klinika

Alarm në Athinë

Mediat greke: Avionët turq janë ‘lëshuar’ drejt ishujve tanë

24.11.2022 - 15:18

Gjashtë avionë turq kanë fluturuar përmes ishujve grekë në lindje të vendit duke alarmuar flotën ajrore greke gjatë mëngjesit të sotëm.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat raportojnë se ishin 3 formacione F-16 turke, që sipas tyre kanë kryer shkelje të vazhdueshme të FIR të Athinës si dhe fluturime nga territori grek.

Konkretisht, një çift fluturoi në orën 13:31 mbi ishujt Kanibalë dhe Makronisi në lartësinë 28,000 këmbë.

Tre minuta më vonë, dy çiftet e tjera fluturuan mbi të njëjtët ishuj, njëri në 24,000 këmbë dhe tjetri më i ulët në 15,000 këmbë.

Sipas grekëve, fluturimi i avionëve turq sipër ishujve të tyre është një veprim që përsëritet dhe përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkobëtare.

Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta, që prej konfliktit të tyre lidhur me mosmarrëveshjet për ujërat territoriale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet Greqi-Turqi në kulm

Athina notë proteste Ankarasë

Analisti grek tregon 2 skenarët me Turqinë

“Në rast lufte Erdogan do merrte ishujt ose…”


Krimin e parë e kreu para 10 vitesh

Rrëfimi tronditës i shërbyeses që vrau 4 persona

Vrau të moshuarën për të cilën kujdesej

Trondit 45-vjeçarja: Kam kryer 4 vrasje në total

Banorët braktisin shtëpitë në mes të natës

Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ Greqinë