Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbërritur në selinë e PL-së pas përfundimit të protestës së mbajtur ditën e sotme para kryeministrisë.
Meta u shpreh se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Edi Ramën të parin dhe pastaj dhe për pjesën tjetër. “Dhe garantimin e llogaridhënies shumë shpejt për Edi Ramën të parin dhe secilin”, u shpreh Meta.
Ai u pyet nga gazetarët nëse kanë energji për organizimin e protestave dhe zgjedhjeve në të njëjtën kohë. “Kemi energji për organizimin e protestave sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur lirinë dhe atdheun nga një mafie që e urren popullin dhe rininë tonë”, tha ai.
Pyetur për bashkëpunimin me Berishëm kreu i PL-së veçoi dy pika kryesore. “Kemi dy emërues të përbashkët, referendumin dhe primaret”, deklaroi ai.