MENU
klinika

‘Troket’ acari

Meterologia tregon surprizën e motit pas ditës së mërkurë

28.11.2022 - 17:04

Java e fundit e nëntorit ka nisur nën ndikimin e vranësirave dhe kthjellimeve, por dy ditët e para do të jenë veçanërisht të ftohta, si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë nga veriu i Europës.

Metereologia e Lajda Porja bën me dije për se deri ditën e mërkurë moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Në të njëjtën ditë do të shtohen vranësirat, duke bërë që deri të premten një pjesë e mirë e territorit të rrezikohet nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga reshjet e dëborës.

Fundjava pritet të ketë shtim të vranësirave duke risjellë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Në dy ditët e para të javës tenperaturat minimale do të jenë -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet pritettë ngjiten jo më shumë se 13 apo 14 gradë.

Nga e mërkura e në vazhdim pritet një rritje graduale e temperaturave deri në vlera minimale pozitive. Vlerat maksimale do të ngjiten në 16-17 gradë Celsius.

Pjesa e dytë e javës pritet të sjellë gjithashtu shtim të intensitetit të erës dhe dallgëzim të lartë në brigjet detare.

Edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut deri ditën e mërmurë parashikohen ktjellime, ndërsa në vazhdim reshje shiu dhe bore.

Në Kosovë vlerat minimale janë -5 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 9 apo 10 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut minimalet -3 gradë, ndërsa maksimalet po 10 gradë Celsius.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të thotë fitorja e tij?

A do të jetë Albin Kurti, Tsiprasi i ri i Ballkanit?