MENU
klinika

Ja çfarë zbulon ish-zv.Presidenti

Mike Pence do të jetë rivali i Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024?

17.11.2022 - 11:04

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ka refuzuar të mërkurën në CNN të angazhohej për të mbështetur fushatën e ish-presidentit Donald Trump në vitin 2024 dhe la derën e hapur për të kërkuar vetë nominimin republikan.

Duke folur një ditë pas publikimit të librit të tij me kujtime, “So Help Me God”, Pence ishte kryesisht i rezervuar të tregonte planet e tij, ndërsa reklamonte axhendën e politikave të administratës Trump.

Por Pence ishte më i drejtpërdrejtë kur u pyet për trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Ish-zëvendëspresidenti e quajti atë “ditën më të vështirë të jetës sime publike”.

Pence zbuloi gjithashtu më shumë për ndjenjat e tij personale për atë ditë dhe pikëpamjet e tij mbi gjendjen e politikës amerikane pas një presidence që ai tha se nuk përfundoi mirë.

I pyetur për fushatën e re të Donald Trump për president, të cilën ai e shpalli të martën, Pence tha se besonte se do të kishte “zgjedhje më të mira” në fletëvotim brenda dy viteve.

Pence la të hapur mundësinë që një nga ato opsionet mund të ishte dhe ai.

“Unë do t’ju mbaj të informuar,” i tha Pence moderatorit Jake Tapper të CNN.

“Unë mendoj se është koha për udhëheqje të re në këtë vend që do të na bashkojë rreth idealeve tona më të larta”, u shpreh ai.

I nxitur të përgjigjej nga Tapper për të ardhmen e tij, Pence u përgjigj: “Mund të jetë dikush tjetër në atë garë që do të preferoja më shumë.”

Mike Pence hodhi poshtë gjithashtu çdo spekulim nëse ai do të dëshmonte para komisionit të përzgjedhur të Dhomës për hetimin e 6 janarit, duke thënë se “Kongresi nuk ka të drejtë për dëshminë time”.

Ai tha se do të përbënte një “precedent të tmerrshëm” për një komitet të Kongresit që të thërriste një zëvendëspresident për të folur mbi diskutimet e mbajtura në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se kjo do të shkelte ndarjen e pushteteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka mbajtur fjalimin e parë pas largimit

Trump, sërish kërcënim për demokracinë amerikane