Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe për popullin turk për sulmin e tmerrshëm në Turqi. Kyriakos Mitsotakis shkruan në postimin e tij se ishte i tronditur nga ngjarja dhe se terrorizmi nuk mbështetej nga Greqia.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Turqi. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, Presidentin Erdogan dhe popullin turk. Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë terrorizmi”.
Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.