MENU
klinika

Statistika e veçantë

Modric vendosi një rekord, por nesër e barazon Ronaldo

23.11.2022 - 21:24

Luka Modric është kthyer në liderin absolut të përfaqësues së Kroacisë në këto vite dhe prania e tij në fushën e lojës ndaj Marokut as që diskutohej. Mesfushori regjistroi sot ndeshjen e 155-të me fanellën e përfaqësueses, duke vendosur një rekord unik në historinë e futbollit botëror.

Modric u bë futbollisti i parë i cili luante në Kampionatet Europiane dhe Kampionatet Botërore në 3 dekada të ndryshme. Turneu i tij i parë ishte Botërori 2006 dhe më pas erdhën ato në viti 2014, 2018 dhe tani në 2022.

Ndërkaq, ai ishte pjesëmarrës me Kroacinë në Europianin 2008, 2012, 2016 dhe 2020. Kështu, ai vendosi këtë shifër të veçantë që e bën unik në historinë e futbollit për 24 orë.

Kjo, pasi Cristiano Ronaldo, nesër pritet të zbresë në fushë ndaj Ganës dhe do të jetë edhe ai një futbollist i cili ka luajtur në 3 dekada të ndryshme si në Botërorë, ashtu edhe në Europianë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italia e ka pësuar 3 herë nga të voglat

Arabia dhe Japonia nuk janë surprizat e vetme në Botëror

Federatat e UEFA-s pritet ta mbështesin

Danimarka u propozon evropianëve të largohen nga FIFA