MENU
klinika

Pezullohet lundrimi i trageteve

Moti i keq në vend/ Përmbytje në Durrës!

05.11.2022 - 12:05

Ndryshimi i beftë i motit, nga temperatura të larta, në reshje të dendura të shiut dhe erë të fortë, ka sjellë probleme në disa zona në vend.Në lagjen 18 në Durrës rrugët janë përmbytur, siç mund të shihet në pamjet që Report Tv, teksa në Sarandë është pezulluar lundrimi. Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës në drejtimin Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas nuk janë lejuar të qarkullojnë, teksa kapiteneria ka njoftuar anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë njoftuar që të mos dalin në lundrim.

Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar bllokim në lagjen nr. 18 në Durrës pranë stadiumit. Siç shihet nga pamjet, rruga është përmbytur, ndërsa është bërë shumë i vështirë qarkullimi i qytetarëve, por edhe mjeteve.

Aktualisht situata është stabilizuar. Ndërkohë nuk ka anulim të lundrimeve të trageteve.

Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës në drejtimin Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas nuk janë lejuar të qarkullojnë. Gjithashtu Report Tv ka mësuar se edhe anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë njoftuar që të mos dalin në lundrim, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tragetet ndryshojnë oraret e nisjes

Durrës/ Moti i keq pengon lundrimin