MENU
klinika

Mbyllja e fermave të vogla, shkak emigrimi i të rinjve

Mungesa e qumështit shtrenjton sërish bulmetin

21.11.2022 - 10:57

Në tërësi produktet e bulmetit sipas listës së re në supermarkete për produktet e një prej kompanive më të mëdha në treg janë shtrenjtuar sërish nga 9 deri 30%.

Rritja më e lartë është shënuar te produkti i gjalpit dhe djathit të lopës.

Çmimi i gjalpit të lopës prej ditësh në supermarkete dhe dyqanet ushqimore po shitet më shtrenjtë sesa mishi. Nga fillimi i muajit tetor çmimi i gjalpit të lopës në dyqanet ka arritur 1,500 deri 1,600 lekë/kg nga 1,250 lekë që ishte një muaj më parë. Çmimi është shtrenjtuar 20-28% më shtrenjtë.

Për produktet e tjera të bulmetit si: gjiza çmimi është rritur 27% nga 220 lekë çmimi ka arritur 280 lekë; kaçkavalli i lopës është rritur 13% dhe i deles 9%, çmimi i djathit të lopës është rritur 28%, krem i qumështit është rritur 50%.

Çmimi i gjalpit prej disa ditësh është shtrenjtuar edhe nga një tjetër operator. Taulant Pupa administratori i kompanisë “Vita 2001” tha së për shkak të rritjes 75% të qumështit të lopës nga fermerët është detyruar të shtrenjtojë çmimin e gjalpit rreth 18%. Çmimi i gjalpit nga kjo kompani po shitet 1,000 kg nga 850 lekë që shitej më parë. Ndërsa qumështi i lopës nga fermerët nga 40 për litër po shitet 70 lekë, ndërsa fermat e mëdha e shesin 80 lekë.

Pupa shton se përveç kostos së qumështit rritja e çmimit është ndikuar edhe nga kërkesa e lartë e gjalpit për përgatitjen e bakllavasë në prag të festave të fundvitit, në një kohë kur produkti i stazhinuar është në sasi më të ulët se vjet.

Edhe kompanitë e tjera përpunuese veçojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kostove. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Lufra” Luis Ndreka tha se deri tani çmimet janë rritur 40 deri 50% më shumë se vitin e kaluar, për shkak të kostove.

“Problematika më e madhe është mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend. Vështirësia për të gjetur sasinë e duhur të qumështit nga fermat rrjedhimisht ka prishur ekuilibrat e çmimit. Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës e kalon çdo shtet të Europës. Të mos harrojmë që lënda e parë qumësht është rreth 65% e kostos totale të produktit final dhe një ndryshim në këtë kosto ka impakt shumë të madh në koston totale”, pohoi ai.

Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht fabrikat përpunuese kishin mungesë të djathit të stazhinuar.

“Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të fermave të vogla. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopëve janë rritur në raport me reduktimin e fermave të vogla zgjerimi i tyre nuk ka efekt te prodhimi. Rënia e fermave të vogla ka ardhur për shkak të emigrimit të rinjve. Kërkesa për djathë lope po plotësohet me vështirësi me qumësht nga jashtë, pasi edhe qumështi i importit po gjendet me vështirësi”, shtoi më herët për Monitor një tjetër operator.

Të gjithë operatorët e tregut për këtë vit kanë shtrenjtuar çmimet e produkteve të tyre nga 3 deri në 5 herë. Rritje tjetër pritet parashikohet të ketë edhe për muajin mars, pasi pritet që me nisjen e prodhimit të qumështit të deles dhe dhisë çmimi të jetë 20 deri 30% më shumë. /Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e çmimit të djathit të lopës

Operatorët mbyllin prodhimin nga mungesa e qumështit

Më shumë bukë, më pak mish...

Çmimet e larta ulin konsumin!


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!