MENU
klinika

"Djali im ndodhet në arrati, se këtu s’ka drejtësi"

Në kërkim për masakrën e Lushnjës, flet i ati i Laert Haxhiut

02.11.2022 - 13:01

Babai i Laert Haxhiu, shpallurin në kërkim për masakrën e Lushnjës në 2017 ku u vranë  ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa shënjestrës i shpëtoi, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës në vitet ’90. Për mediat, Qamil Haxhiu, u shpreh se djali i tij është i pafajshëm dhe se ai ndodhet në arrati pasi nuk dorëzohet se nuk ka drejtësi. Sipas tij prokuroria e bën me faj për një vrasje të cilën nuk e ka pranuar. Haxhiu u shpreh se djali i tij nuk ka pasur asnjëlloj konflikti me dy personat që humbën jetën dhe se ndaj tij ka pasur një proces hipotezë, pasi djali i tij nuk ka dalë në asnjë vend me figurë.

‘Prokuroria i ka kryer të gjitha akuzat në mënyrë të padrejtë pa marrë parasysh asgjë. Nuk merret parasysh nuk merret parasysh edhe zhvillimi. Prokuroria na bën ne me faj që kemi bërë vrasje dhe ne nuk e kemi pranuar këtë vrasje. Djali im ndodhet në arrati për arsye se nuk ka drejtësi! Prokurorja e çështjes merr urdhër nga prokurori që varet dhe thotë jam unë për çdo gjë. Ne kërkojmë drejtësi nga prokuroria. Duhet të zbardhet me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët me të gjitha procedurat që kanë ngritur akuzat prokuroria. Djali im mund të vetëdorëzohet, por kujt t’i dorëzohet kësaj drejtësie, nuk ka drejtësi. Me dy persona nuk ka pasur asnjë lloj konflikti. Ka filluar një proces me hipotezë, jo të ketë ngjarje që djali im të jetë me figurë. Prova të tjera ka prokuroria. Ka kamerat e vendngjarjes. Janë dëshmitarët që janë marrë aktualisht kanë ndryshuar 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Duhet t’u merret parasysh thënia e parë që kanë deklaruar në polici.’- tha ai.

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona të akuzuar për masakrën e Lushnjës më 2017. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje Laert Haxhiu. Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjës dhe jo vetëm.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke i marrë këta të fundit të pandehur, nën akuzë për disa vepra penale, mes tyre ‘vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall