MENU
klinika

Nuk shitet vaji i ullirit

Në Tregan të Elbasanit fermerët të dëshpëruar

13.11.2022 - 14:20

Kur të gjitha çmimet kanë kapur majat, duket se vetëm prodhimet bujqësore vendase shkojnë drejt tatëpjetës.

Ndërsa vaji i lulediellit shitet 400 lekë, vaji i ullirit mbetet pa u shitur edhe me 250 lekë. Duket nonsens, por këtë situatë po përjetojnë fermerët edhe në zonën e Treganit në Elbasan, ndërsa prodhimi i mbarë i këtij viti duket se s’ka asnjë vlerë.

E gjithë zona prodhon vaj ulliri cilësor, por asnjë politikë nuk stimulon dhe nuk promovon prodhimin vendas duke e çuar fermerin në faliment.

Ndërkohë që vaji i ullirit i importit shitet në marketet me çmime të kripura, ullinjtë në vend mbeten në pemë, apo shiten me çmime qesharake.