MENU
klinika

Vepra e parë e regjisorit Ergys Meta

“Nji prej nesh” vjen në Tiranë pas premierës në Festivalin e Cottbusit

16.11.2022 - 18:16

“Nji prej nesh”, do të shfaqet në kinematë e kryeqytetit, pas një premiere ndërkombëtare, në Festivalin e Cottbusit.

Ai është filmi me të cilin regjisori Ergys Meta debuton në metrazh të gjatë dhe është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Filmi do të shfaqet premierë në datë 17 Nëntor në orën 19:10 në Kinema Millenium.

 “NJI PREJ NESH”, eshte historia e Sulës,  një efektivi policie, i cili vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatik. Gjendja e tij rëndohet në kontakt me realitetin e përditshëm toksik te kryeqytetit. Ai ndjen se duhet të bëjë diçka që t’i jap kuptim jetës së tij. Por deri ku është i gatshëm të shkojë Sula për të bërë drejtësi, në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat e hierarkisë së pushtetit?

“NJI PREJ NESH” është një udhëtim eksplorues brenda mendjes së një personi çfarëdo, i cili ndihet i përgjegjshëm të bëjë diçka të rëndësishme për botën që e rrethon.

Regjisori Ergys Meta shpjegon se përse ka zgjedhur të prezantohet me një vepër të tillë për herë parë me metrazh të gjatë.

Zgjedh NJI PREJ NESH si vepër e parë sepse vendi im është i mbushur plot histori të tilla që në shumicën e rasteve mbesin të parrëfyera. Ndihem i përgjegjshëm të denoncoj një anomali shoqërore duke e vizualizuar me nota kinematografike një zgjidhje që do ringjall shumë pyetje, të cilave i takon audiences Shqiptare dhe të huaj t‘i pergjigjet. Dëshiroj ta tregoj këtë ngjarje në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.“

Stili i filmit, Ballkan neo-noir metropolitan është një zhanër i cili ka gjetur një terren pjellor në botën e sotme të ngopur me filma me superheronj. Kryesisht sepse neo-noir rrotullohet rreth nje personazhi në petkun e një dedektivi që lufton i vetëm dhe me mjete pak ortodokse për të zgjidhur një mister, duke e bërë të jetë një anti-hero. Rrjedhimisht ai shëndrrohet në një figurë shumë popullore për publikun në mbarë botën. Qëllimi i këtij tregimi filmik është që një person çfarëdo pavarësisht nga aspekti social-kulturor, bëhët një element shumë i rëndësishëm i gjithë shoqërisë. Për regjizorin Ergys Meta historia e treguar nga këndveshtrimi i anti-heroit ka një kuptim që shkon përtej moralit. 

Pos Alban Ukajt që portretizon personazhin kryesor, kasta e aktorëve përbëhet edhe nga aktorë të tjerë të njohur, si Kasem Hoxha, Alfred Trebicka, Enkel Gurakuqi, Enisa Hysa, Romir Zalla, Alessia Xhemalaj e të tjerë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale