MENU
klinika

"Bashkë në procesin e anëtarësimit të Kosovës"

Olta Xhaçka në Prishtinë, pritet nga Presidentja Osmani

26.11.2022 - 13:01

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë, është pritur në një takim të veçantë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kënaqësi të takoja Presidentin Osmani Ndamë pikëpamjet tona sesi Shqipëria dhe Kosovë mund të bashkëpunojnë për të avancuar procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare. E sigurova Presidenten për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale, Olta Xhaçka.

Kujtojmë se dje ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj në Prishtinë ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvalla ku kanë folur mbi zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.  Xhaçka përgëzoi qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë sa i takon çështjes së targave me Serbinë. Ndërsa shtoi se çështja më e rëndësishme për të cilën ishte angazhuar edhe Shqipëria, është ajo e njohjes reciproke es Kosovës dhe Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja sa persona kanë humbur jetën nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes konferencë për shtyp jep bilancin e viktimave