MENU
klinika

Pa filtra dhe me akne!

Klaudia Pepa guxon me foton e fundit

07.11.2022 - 12:03

Klaudia Pepa ka publikuar një foto së fundmi në “Instagram” e cila shfaqet pa pikë grimi e pa filtër. Ajo ka treguar për ndjekësit se po përjeton një moment të vështirë teksa lëkura e fytyrës së saj është acaruar.

Balerina shkruan se është paksa e trishtuar dhe thekson se ndoshta shpërthimi i akneve vjen si pasojë e një periudhe shumë të vështirë dhe stresuese.

“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, -shkruan Klaudia Pepa.

Komentet në fotot e saj kanë qenë mjaft pozitive por edhe mbështetëse për të.

Në fakt edhe ne e përgëzojmë Klaudian pasi ditët e sotme do një guxim të madh të publikosh foto në rrjete sociale pa grim apo kur lëkura është e mbushur me akne. Gjithnjë e më shumë shohim filtra dhe make up të rënduar nëpër foto, por Klaudia bëri kësaj here pikërisht të kundërtën.