MENU
klinika

Nuk raportohen viktima

Panik në Katar, zjarr afër tendave të tifozëve

26.11.2022 - 16:35

Në Katar raportohet për një zjarr të madh që ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës. Qielli është nxirë nga tymi i zi dhe për një moment ka përhapur panik te vendasit dhe tifozët e huaj që ndodhen aty pranë.

Raportimet e para bëjnë me dije se nuk ka asnjë të lënduar dhe se zjarri ka nisur nga një godinë në ndërtim e sipër. Nuk dihet ende nëse është e rastësishme apo e qëllimshme.

Gjithsesi, forca të shumta zjarrfikëse dhe policie kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Zona ku ka ndodhur zjarri është larg stadiumit, por tendat e tifozëve kanë qenë afër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN