Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas marrjes së vendimit teksa tha se ai e mirëpret vendimin dhe bëri thirrje që Rusia të “izolohet në të gjitha nivelet”.

Përfshirja rezulton në kufizime për ndihmën e huaj, një ndalim të eksporteve të mbrojtjes, kontrolle mbi eksportet e teknologjisë me përdorim të mundshëm ushtarak dhe kufizime financiare, ndërsa gjithashtu ka implikime për imunitetin sovran të Rusisë në gjykatat amerikane.

Ndërkohë, BE nuk ka një listë të centralizuar të “shtetërve sponsorizues të terrorizmit” dhe nuk do të kishte pasoja të veçanta ligjore.