MENU
klinika

"Ja kush ma ka shkatërruar jetën, kur ndodhi ajo isha…"

Përdhunoi greken në stacionin e autobusit, rrëfehet shqiptari

01.11.2022 - 19:33

Shtetasi Spartak Dyrmishi i akuzuar për përdhunim ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Evelpidon në Greqi, pas arrestimit në Shqipëri gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai ra në prangat e Policisë së Vlorës ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti dhe i është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.

Policia arriti të marrë rrëfimin e 45-vjeçarit shqiptar, para se të dërgohej në gjykatë.

I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” dyshohet se ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron e Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë.

Kur të dalë përpara drejtësisë do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

Kujtojmë se ai akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare greke në një stacion autobusi në Faliros dhe tentoi të përdhunonte edhe dy vajza të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia shqiptare ia dorëzon autorin Greqisë

Arrestohet përdhunuesi 45-vjeçar orët e para të mëngjesit