MENU
klinika

Nga Mero Baze

Përleshja më 5 Dhjetor, mitingu më 6 Dhjetor

30.11.2022 - 21:18

Sali Berisha po përpiqet të “viktimizohet” duke e paraqitur lejen që i ka dhënë policia dhe bashkia për miting më 6 Dhjetor si refuzim. Në gjithë titujt e lajmeve, kryesisht në mediat afër Berishës, përmendet përditë fjala “refuzim” për leje proteste. Në të vërtet nuk ka asnjë refuzim për protestën e Berishës. As polica dhe as bashkia nuk kanë refuzuar në asnjë rast kërkesën për protestë. Vetëm i kanë shpjeguar se perimetri i sigurisë që krijohet për mbledhjen e nivelit të Lart të Bashkimit Evropian, zë një territor të caktuar, konsultuar dhe me forcat e sigurisë ndërkombëtare. Pra thjeshti i është treguar se ku mund ta bëjnë protestën, por në asnjë rast nuk i është refuzuar.

Përmendja përditë nga Berisha dhe shtypi i tij i togfjalëshit, “polica refuzon protestën” duket se është e vetmja fjali ngushëlluese që i ka mbetur deri më 6 Dhjetor.

Por nga ana tjetër leja që polica i ka dhënë Berishës më 6 Dhjetor, që ta bëj ku të dëshiroj protestën, dhe përpjekja e tij për të mos u shprehur ku do ta bëj do të krijoj një problem të ri për të dhe opozitën.

Siç është bërë traditë rëndom Berisha nuk organizon protesta spontane. Ai organizon protesta të shtrenjta, që shkojnë gati 1 milion euro ku bie ne sy tribuna, fonia, transmetimi televiziv i kontrolluar, ndalimi i kamerave të televizioneve të tjera dhe në protestën e fundit edhe ndalimi i fluturimit të dronëve privat mbi protestuesit.
Pra zhvilloj protesta me regji.

Për të bërë një të tillë më 6 Dhjetor, nevojitet që tribuna të montohet më 5 Dhjetor, të merren masa për regjinë qendrore dhe dhjetëra detaje të tjera.

Duke mos caktuar se ku do ta bëj protestën por duke folur për “refuzim proteste”, Berisha në të vërtet është duke lajmëruar mos bërjen e protestës. Ngrefosja e tij se do thyej kordonët e sigurisë së takimit ndërkombëtar, përveçse është qesharak, është një sinjal që ia nuk ka për të bërë fare protestë, pasi atij do ti duhet që një ditë para të montoj tribunën regjinë dhe gjithë gjërat e luksit që pati në protestën e fundit. Natyrisht polica i ka dhënë shumë opsione se ku do ta bëj, por nëse ai e monton tribunën aty ku i thotë polica, apo akoma më keq aty ku i thotë Erion Velia, do ti quhet dorëzim para pushtetit. Nëse nuk e bën këtë, atëherë atij do ti duhet të çaj kordonin e policisë më datë 6 Dhjetor me tribunë në krah, gjë që është dhe e pamundur.

I vetmi skenar për të është që ta filloj betejën që në datën 5 për të çuar tribunën para kryeministrisë dhe pas të dështoj, të ngelet pa tribunë për protestën e zakonshme në datë 6. Por kjo e ndan protstën në dy pjesë. Në datën 5 të bëjnë përleshjen, dhe në datën 6 të bëjnë protestën. Kështu e ka dhe më të lehtë të justifikoj faktin që në datën 6 nuk do ti shkojnë njerëz, pasi sipas tij do jenë ndaluar në datën 5. Me këtë rast, edhe këta evropianët nuk shqetësohen në datën 6 dhe Berisha e ka një arsye përse nuk e përmbysi Edi Ramën edhe këtë herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN