MENU
klinika

"Kam shumë pishmane"

Përlotet Mariana Kondi teksa flet për humbjen e të ëmës

27.11.2022 - 11:28

Aktorja Marjana Kondi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë, ku nuk arriti t’i mbajë lotët gjatë rrëfimit për jetën e saj personale në.

Teksa po fliste për humbjen e mamasë së saj, ajo tregoi se e ndjen shumë mungesën e saj, ndërsa do të kishte shumë dëshirë që ta kishte pranë për ta përqafuar.

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja. Por ja që nuk është, por është pranë meje”, tha aktorja.

Marjana deklaroi se nuk shkon në varreza, pasi e ka të vështirë ta përballojë mendimet që i vijnë në momentin e përballjes me realitetin.

“Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se nuk e përballoj dot edhe mendoj se çfarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”, shtoi më tej ajo.

Më herët Mariana Kondi ka treguar historinë e jetës së saj duke kujtuar me mall të atin, të cilin kishte kaluar 47 vite pa e parë. Marjana ka treguar se për shkak të divorcit të prindërve, nuk e kishte parë për aq shumë vite babain e saj biologjik.

Megjithatë kur e kishte takuar, ai kishte qenë fiks siç aktorja e kishte përfytyruar.

“Unë e kam takuar babain pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja. Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im. Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty. Në familjen tonë pati divorc. Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumët ë mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi.”- ka treguar aktorja mes lotësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për ty do kisha shkruar romanin më të dashur të jetës sime"

Mariana Kondi shpreh fjalët më të ëmbla për vjehrrin