MENU
klinika

Ja te cilat ushqime gjenden

Përmirësoni kujtesën, duke ngrënë më shumë flavonole!

30.11.2022 - 10:32

Ngrënia e më shumë flavonoleve, antioksidantë që gjenden në shumë perime, fruta, çaj dhe verë, mund të ngadalësojnë shkallën e humbjes së kujtesës, zbulon një studim i ri.

Rezultati njohës i njerëzve në studim që hëngrën më shumë flavonole ra 0.4 njësi në dekadë më ngadalë se ata që hanin më pak flavonole.

Studimi u zhvillua nga studiues amerikanë dhe u botua ë revistën Neurology.

Sipas studimeve të tjera, një nga flavonolet më të zakonshme, quercetin, ka treguar se redukton kancerin kolorektal dhe kancere të tjera. Qepët përmbajnë nivelet më të larta – nivelet më të ulëta mund të gjenden në brokoli, boronica, lulelakra, preshi, spinaqi dhe luleshtrydhet.

Një tjetër flavonol i zakonshëm, kaempferol, duket se pengon rritjen e qelizave të kancerit duke ruajtur dhe mbrojtur qelizat normale. Burime të mira të kaempferolit janë qepët, shpargu dhe manaferrat, por burimet më të pasura bimore janë spinaqi, lakra jeshile dhe perime të tjera me gjethe jeshile, si kopra dhe tarragoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN