Një 21-vjeçare humbi jetën në Greqi katër ditë më parë pasi u përplas për vdekje nga një 26-vjeçar shqiptar. Mediat greke kanë publikuar videon pak minuta pas aksidentit në Selanik, ku duket se 26-vjeçari është larguar me shpejtësi të lartë pas aksidentit.
Pas aksidentit, shqiptari nuk ka ndalur për t’i dhënë ndihmë studentes greke, por është larguar me shpejtësi.
21-vjeçari u dorëzua më pas në Polici, por pretendon se në momentin që ka ndodhur aksidenti nuk ka qenë me shpejtësi, por 21-vjeçarja është ka kaluar rrugën ndërsa nuk kishte vija të bardha.
Shqiptari jetonte në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka deklaruar së është larguar vendi i ngjarjes pasi i trembej precedentit penal.