MENU
klinika

Mbrojtësi i Barcelonës

Pique prek të gjithë, bën njoftimin e madh

03.11.2022 - 20:30

Gerard Pique do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Barcelona-n këtë të shtunë. Legjenda e katalanasve ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli me një video prekëse të postuar në rrjetet sociale.

“Cules, jam Gerard. Në këto javët dhe muajt e fundit është folur shumë për mua. Deri tani nuk kam thënë asgjë. Por tani dua të jem unë ai që flet për veten time. Si shumë prej jush, unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Barçës.

Kam lindur në një familje që e adhuronte futbollin dhe që ishte tifoze e Barçës. Në moshë të re nuk doja të bëhesha futbollist, por doja të isha një lojtar i Barcelona-s. Kohët e fundit kam menduar për atë fëmijë. Për atë që do të kishte menduar Gerard-i i vogël nëse do t’i kishin thënë se të gjitha ëndrrat do t’i realizoheshin.

Se ai do të luante në ekipin e parë të Barçës. Se do të fitonte çdo trofe të mundshëm. Se do të bëhej kampion i Europës dhe i Botës. Se do të luante përkrah lojtarëve më të mirë në histori. Se do të bëhej kapiten i ekipit dhe do të lidhte miqësi për jetë. Kanë kaluar 25 vite që nga momenti që jam bërë pjesë e Barcelona-s.

U largova dhe u ktheva. Futbolli më ka dhënë shumë. Barça më ka dhënë gjithçka. Ju, cules, më keni dhënë gjithçka. Dhe tani që të gjithë ëndrrat e atij fëmije janë realizuar, unë dua t’ju them juve se kam vendosur t’i jap fund këtij udhëtimi.

Kam thënë gjithmonë se nuk do të kishte ekip tjetër pas Barçës. Dhe kështu do të jetë. Ndeshja e kësaj të shtunë do të jetë e fundit për mua në Camp Nou. Do të bëhem një tifoz çfarëdo.

Do të mbështes skuadrën dhe do t’ua përcjell dashurinë time për Barçën fëmijëve të mi. Ashtu si familja ime bëri me mua. Dhe ju më njihni, herët ose vonë do të kthehem. Shihemi në Camp Nou. Rroftë Barça. Gjithmonë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gerard Pique: Pastaj shkova në kazino

“Si i shpëtova testit të alkoolit nga monedhat”