Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë, raporton News24.
Kryebashkiaku është plagosur nga një person i cili më parë ka qenë punonjës i sektorit të IT-së në Bashkinë e Divjakës.
Sipas News24, autori i ngjarjes është Ergest Xhelili i cili është ndaluar nga forcat e policisë.
Burimet thonë se edhe shoferi i tij është plagosur nga po i njëjti person, pas një sherri që ka ndodhur në Poliklinikën e qytetit.
Teksa nuk ka ende shumë detaje nga ngjarja e ndodhur, informacionet të pakta janë edhe për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut dhe shoferit të tij.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja vjen në një kohë kur vendi ndodhet pak muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 dhe kryeministri Rama ka nisur të konfirmojë emrat e parë të kryebashkiakëve që do të rikandidojnë. Deri më tani, Rama nuk e ka bërë këtë me Kokoneshin dhe nuk dihet nëse do i besojë edhe një tjetër mandat