MENU
klinika

"Ata e ndaluan të parët dhe…"

Plagosja e kreut të bashkisë së Divjakës, flet babai i autorit

15.11.2022 - 10:43

Abaz Xhelili, babai i Orges Xhelilit, autori i cili plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij, Gazmend Bullari, ka folur për mediat duke thënë se nuk kishte dijeni për problemin serioz që do të çonte në këtë pikë djalin e tij.

Orges Xhelili që plagosi me thikë kreun e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferin e Gazmir Bullari del sot para gjykatës së Lushnjës për masën e sigurisë.

Abaz Xhelili, tregoi se djali i tij ka qenë student ekselent dhe ka mbaruar universitetin për inxhinieri elektronike e së fundi kishte nisur punë në Tiranë.

Mes të tjerash Xhelili tregon se kanë qenë Kokoneshi dhe shoferi i tij të cilët e kanë ndaluar djalin dhe më pas ka nisur sherri mes tyre.

“Problem, ça problemi e hoqi nga puna, po 1 vit. Ka qenë student i mirë, absolut. Nuk na kishte thënë gjë, ditën e hënë do ishte në punë në Tiranë si inxhinier elektronik. Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike, absolut. Nuk e marr vesh, si arritën këto shqetësime djalit. Ne dy çuna kemi, i kemi pasur ekselentë.

Shqetësimi se e hoqi nga puna pa të drejtë. I thashë po lëre pse nuk gjen punë ti se të hoqi Fredi. Deshën të ikin në Gjermani. Filloi punë. E thirrën njëherë nga krimi ekonomik, si është problemi, me këto vjedhje. Ne i kemi pasur dhe si miq se mbesën atje, u prish miqësia, u prishën dhe ky. Mirë se e hoqi djalin për punë politike, ne jemi krahu i saj, unë jam familje dëshmori, vetë kam qenë oficer, kam punuar në shëndetësi kaq kohë. Të priste djali im me këta rrugaçë. Ai ka pasur probleme Fredi, po te djali im e gjeti? Nga televizori e morëm vesh, na e thanë të tjerët. Ne jemi të dy pleq, gruan 40 vjet mësuese, drejtoreshë shkolle.

Ai ka vajtur atje, në rrugë i ka thënë ky qe ti. Jam në hallin tim, kam zënë punë. Se zuri punë, fillonte në Tiranë. Se ça janë ofenduar. E ka pasur krushku derën aty afër. Atë ditë erdhi nga Tirana, për të marrë ca gjëra se krushkun e kisha në spital. E ndaluan ata. Vetëm e drejta, të dalë drejtësia, se djali im nuk ka qenë problem”, tha babai i autorit.