MENU
klinika

Ende e paqartë sesi do të funksionojë...

Plani i ri i Elon Musk për verifikimin në Twitter: Shenja e artë, gri dhe blu

30.11.2022 - 10:43

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka zbuluar një plan të ri për verifikimin e përdoruesve, i cili do të publikohet të premten e ardhshme (2 dhjetor).

Lëvizja vjen pasi ai ndaloi planin me pagesë ‘blue check’, pas një vale llogarish fake që që po verifikoheshin.

Musk tha se do të ketë tre lloje të kontrolleve të verifikimit.

“Shenja e artë për kompanitë, shenja gri për qeverinë dhe blu për individët (të famshëm ose jo)”.

Ai tha gjithashtu se të gjitha llogaritë e verifikuara do të vërtetohen manualisht përpara se t’u jepet aksesi.

Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë nëse përdoruesit do të duhej të paguanin për shërbimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN