08.11.2022 - 13:07
Policia spanjolle ka zbarkuar në Elbasan në një operacion të konsideruar “top sekret”.
Së bashku me policinë shqiptare kanë hyrë në një qendër tregtare.
Burime për Gazetën Panorama, bëjnë me dije se kontrollet janë kryer për kapjen e një personi që ka call center në Elbasan.
Një person është vendosur në pranga.