MENU
klinika

Debatet

Porti i Durrësit, Braçe: Dua garanci që ky projekt do të mbarojë!

15.11.2022 - 12:56

Deputeti i Partisë Sociaiste Erion Braçe, i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, ka diskutuar për projektin e portit të Durrësit.

Në fjalën e tij ai ngriti një serë pyetjesh mbi këtë  projekt duke kërkuar garanci që ky investim madhor në qytetin bregdetar do të mbarojë.

Braçe: Çfarë do të ndodhë me vijën bregdetare? Sa janë taksat që do të paguajë investitori? 20% do t’i mbetet qytetit, kush e ka llogaritur? Më jepni dokumentin që nuk do të vendosë pronën kolateral. Nuk më intereson fare se sa i madh është ai zotëria që keni vënë aty. Dua garanci nëse ky projekt do të mbarojë. Ka kompani ofshore të përfshira, nëse po cilat janë? Për këtë spërfaqe për portin e Durrësit ka patur kërkesa të tjera? Kush do të jetë institucioni  që do të kontrollojë këtë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN