MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi H

Portugalia “hakmerret” ndaj Uruguajit dhe kualifikohet

28.11.2022 - 23:01

Pas Francës dhe Brazilit, edhe Portugalia siguron kualifikimin në fazën tjetër. Luzitanët fituan 2-0 përballë Uruguajit, duke u “hakmarrë” në një farë mënyre edhe për eliminimin e katër viteve më parë në Rusi.

Në pjesën e parë portugezët ishin më lart, si në zotërimin e topit, ashtu edhe në tentativat drejt portës, por rastin më të pastër e pati Uruguaj në minutën e minutën e 32-të, teksa shmang dy mbrojtës, del i vetëm përballë portierit, por nuk arrin ta superojë, me gardianin portugez që shpëton portën. Pak minuta më pas portugezët humbasin edhe Mendes, i cili del nga fusha i dëmtuar.

Në dytën luzitanët shtyjnë më shumë para dhe pas një mundësie të mirë të Joao Felix, në minutën e 54-t vjen goli i avantazhit. Bruno Fernandes fut një kros në zonë, Cristiano Ronaldo kërcen në zonë dhe u duk sikur e preku topin, që përfundon në portë. Në fillim goli iu akordua Ronaldos, por më pas u vu re që nuk kishte devijim. Gjithsesi, Portugalia kalon në avantazh.

Uruguaj reagon dhe sulmon për të barazuar, Gomez madje godet shtyllën në 75’. Në fushë për amerikano-jugorët edhe Suarez, i cili pati një rast të mirë. Në krahun tjetër Santos largon Ronaldon dhe Felix, duke sjellë më shumë freski.

Në fund pas një aksioni të bukur të portugezëve, ka një prekje të topit me dorë në zonën uruguajane dhe pas rishikimit me VAR, ka penallti. Nga pika e bardhë Bruno Fernandes nuk fal, duke shënuar të dytin personal dhe të dytin për ekipin. Më pas Fernandes godet edhe shtyllën, por nuk dramë, pasi Portugalia merr tri pikët që e avancojnë në fazën tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN