MENU
klinika

“Ndonjëherë, duhet te dalim nga muret e shtëpisë…”

Prezantuesja shqiptare lë lajmet për një emision pasditeje

15.11.2022 - 11:39

Është cilësuar shpesh si një nga gazetaret më të bukura.

Brikena Prifti spikerja e lajmeve në TV Klan njihet edhe për profesionalizmin e saj.

Prezantuesja së fundmi ka lajmëruar se më nuk do ta shohim duke lexuar lajmet pasi ka vendosur të provojë veten në një tjetër emision.

Ndonjëherë duhet të dalim nga muret e shtëpisë për t`u rritur. Faleminderit familjes Klan për krijimin e një mundësie të jashtëzakonshme profesionale, e cdokujt me të cilin bashkëpunova e më mbështeti në këto vite të mrekullueshme, që më kanë dhënë shumë në cdo aspekt! Mirënjohëse gjithë jetën”, ka shkruar së fundi gazetarja.

Po flitet se Brikenës tashmë i është besuar emisioni i pasdites në Vizion Plus dhe për të kjo është eksperienca e saj e parë si moderatore e një emisioni,pasi e kemi parë gjithnjë si spikere lajmesh.