MENU
klinika

"Po premtojnë vende pune në këmbim të votës"

Primaret e PD, kandidati për Tiranën akuzon për ndërhyrje

27.11.2022 - 18:45

Nën ‘kujdesin’ e Sali Berishës, për të treguar një garë model në primaret e Tiranës, ku të 7 kandidatët rivalë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gert Bogdani, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo, në publik shfaqen sikur nuk po kandidojnë kundër njëri-tjetrit, në prapaskenë duket se po luhet një loje e pistë, me stërkëmbësha, e cila i ngjan politikës së vjetër të Berishës.

Njëri nga 7 kandidatët, pikërisht Fatmir Merkoçi, ka postuar dje një status në Facebook, përmes së cilit vërteton një skandal që po ndodh në garën brenda Partisë Demokratike. Në një kohë kur Berisha ka kërkuar që votimi për primaret e Tiranës të bëhet me detyrim, Fatmir Merkoçi ka denoncuar pazaret e ulëta që po bëhen për fitoren e një kandidati të caktuar për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Merkoçit, 6 kandidatët e tjerë po dërgojnë njerëz tek anëtarësia e PD, duke premtuar vende pune në këmbim të votës. Merkoçi thotë se këta njerëz paraqiten me porosi, me shprehjen “Është miku i filanit”.

“Votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se ‘kështu është orjentimi i qëndrës’, as se ‘është miku i filanit’, as me premtime për vende pune”, shkruan Merkoçi.

Postimi i plotë i Merkoçit

Të nderuar anëtar të P.D.

Në këto primare, kam hyrë me propozimin e antarve të PD Dega 9. Nuk jam as banor e as struktur e kësaj dege Vlersova rrespektin dhe vlersimin e demokratve

Do vazhdoj garën sipa parimit të primareve, Gjatë prezantimit në degët e Tiranës. Kam shpalosur vetëm vlerat, kontributet e mija pasi, në garë brënda Partisë ky është parimi bazë i të djathtës konservatore.

Nuk bëj garë me parimet e së majtës. Ndaj votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se. Kështu është orjentimi i qëndrës, as se është miku i filanit , as me premtime për vënde pune.

Unë besoj tek e djathta konservatore, ndaj mbi bazën e këtyre parimeve, ju them. Më jepni votën, t’jua kthej në firore

Unë nuk kam çmim, nuk shitem e blihem. Nuk shkem mbi parimet e mbi mundin, djersën, sakrificën e demokratve.

Mua më njihni në sheshe, protesta mes jush kam qënë e me ju po Aty do jem.

Nëse besoni e domi të djathtën, unë jam në fushë. Votoni sipas vullnetit T’uaj

Vetëm nesër, mos u bëni pishman për votën e hedhur nga dora juaj

Faleminderit