MENU
klinika

Qeveria përjashton nga taksat investitorin!

Projekti i Portit të Durrësit/ Si ndryshoi emrin aksioneri kryesor

14.11.2022 - 16:11

Shteti shqiptar nuk është mjaftuar vetëm me dhurimin e mbi 800 mijë metër katror investitorit që do të ndërtojë projektin e “Durrës Yacht and Marina” atje ku është sot porti i Durrësit.

Sipas Marrëveshjes të siguruar nga gazeta “Panorama” investitori që do të fitojë 3.2 miliardë euro dhe 800 mijë metër katror truall në portin e Durrësit do të përjashtohet edhe nga taksa e strehimit social dhe të ndikimit në infrastrukturë. “Brenda afateve kohore të përshtatshme të parashikuara në Legjislacionin e Zbatueshëm, Zhvilluesi merr përsipër të paguajë çdo tatim, taksë, tarifë ose detyrim të ngjashëm që mund të kërkohet nga Entiteti qeveritar përkatës për lëshimin e lejes së ndërtimit, nëse ka, përveç taksës për strehimin social dhe taksës për ndikimin infrastrukturor sipas dispozitave të marrëveshjes kuadër.

Zhvilluesi ndjek të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe dorëzon të gjitha dokumentet e nevojshme, që parashikohen nga legjislacioni i zbatueshëm për të mundësuar regjistrimin e lejes së ndërtimit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) brenda afatit kohor të parashikuar në Nenin 48 të Ligjit për Kadastrën”, thuhet në nenin 3.04 me titull “Zbardhja, Pagesa e Taksave dhe Regjistrimi i Lejes së Ndërtimit”. Porti i Durrësit do të jepet për 35 vite me koncesion, ndërsa në marrëveshje thuhet se investitori strategjik do të lejohet të bëj nënkontraktime për të zhvilluar projektin.

“Investitori strategjik ka të drejtë të lidhë nënkontrata për zbatimin e punimeve të ndërtimit dhe çdo lloj kontrate tjetër, me qëllim realizimin e objektit të kësaj marrëveshjeje. Në të gjitha kontratat, investitori strategjik është i detyruar të respektojë kushtet e kësaj marrëveshjeje dhe kufizimet e marrëveshjes kuadër. Investitori strategjik është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të tij sipas kësaj marrëveshjeje, pavarësisht faktit nëse punimet e ndërtimit apo mirëmbajtjes janë realizuar nga vetë ai ose nënkontraktorët e ndërtimit apo mirëmbajtjes”, thuhet në një tjetër nen të marrëveshjes.

KUSH ËSHTË INVESTITORI STRATEGJIK
Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) me Vendimin nr. 14/6 Prot. datë 2.12.2021 (Vendimi i Parë i KIS-it) i dha “Symphony”-së paraprakisht dhe në mënyrë të kushtëzuar, statusin e investitorit strategjik në përputhje me Ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke e njohur gjithashtu projektin si një investim strategjik. Me Vendimin nr. 14/45, datë 18.7.2022 (Vendimi i Përkohshëm i KISit), KIS-i amendoi Vendimin e parë të KIS-it, ndër të tjera duke: (i) pranuar ndryshimin e emrit të “Symphony”-së në “Eagle Hills”; (ii) ndryshuar disa afate; (iii) udhëzuar që “Eagle Hills”-i dhe ASDC-ja të lidhin një memorandum mirëkuptimi për qëllimin e realizimit të fazës pilot të zhvillimit (siç përcaktohet më poshtë).

Dyshimet për rrënjët e “Eagle Hills”, e cila ishte më parë “Simphony”

Në korrik të vitit të kaluar, MCN-ja publikoi një investigim, sipas së cilës, kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab “Emar”, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit “Emar”, por me kompani “offshore” nga ishujt Kejmen.

Dokumentet e siguruara nga MCN-ja, tregojnë se në 25 maj të 2021, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore “LPA”. Por, Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i “Symphony Real Estate” është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur “Symphony Invest Limited”. E themeluar në ishujt Kejmen në 23 shtator të vitit të kaluar, “Symphony Invest Limited” është kompania, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit përmes një ligji special, si ai i Teatrit Kombëtar që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por, kush qëndron pas kësaj kompanie “offshore”?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shteti i fal investitorit mbi 800 mijë metra katrorë

Qeveria mban sekret marrëveshjen për portin

Kompanisë i falen taksat, fut sa investitorë të dojë

Investime në “parajsën” e Portit të Durrësit


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin