MENU
klinika

"Kërkon të shantazhojë bashkësinë ndëkombëtare"

Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Nazarko: Është çmenduri, një veprim i dëshpëruar!

22.11.2022 - 19:15

Ditën kur Tirana do të presë takimin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian të mbajtur ndonjëherë në Ballkan, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë protestën e radhës.

Samiti i 6 dhjetorit, që do të sjellë në Tiranë liderët e BE është një ngjarje e rëndësishme, që do e kthejë vëmendjen e Europës nga vendi ynë.

Por sipas analistit Mentor Nazarko, ngjarja paralele po atë ditë, protesta e Sali Berishës, është “çmenduri”.

“Është çmenduri, një veprim i dëshpëruar që kërkon të shantazhojë bashkësinë ndëkombëtare”, shprehet Mentor Nazarko në ABC News.

Nazarko rendit disa arsye, që sipas tij e kanë çuar Berishën të dalë në rrugë më 6 dhjetor.

 “Në rastin më të keq, synon të anulojë samitin. Format e tjera të komunikimit janë të shteruar”, thotë analisti.

Ai e lidh protestën dhe me fatin ende të papërcaktuar të drejtimit të PD-së.

“Është një shantazh pasi ai i mendon se ndërkombëtarët se influencojnë vendimmarjen”, thotë Nazarko.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Letërsinë sot e kemi më mirë se Shqipërinë"

“A e mbështesni protestën e 6 Dhjetorit?” Meta në panairin e librit