MENU
klinika

Një në kërkim dhe pesë në hetim

Protesta në Divjakë, nisin arrestimet

19.11.2022 - 11:34

Protesta e djeshme në Divjakë për traun ëhstë shoqëruar me përplasje me policinë.

Kjon e fundit njofton sot se ka arrestuar një 33 vjeçar, ka shpallur në kërkim, një tjetër protestuar, dhe 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, pasi gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, në Divjakë, kanë kryer veprime të dhunshme dhe si pasojë kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., J. M., N. Gj., D. P. dhe L. Gj”, njofton Policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN