MENU
klinika

Makthi i vajzave!

Pse burrat nuk kanë thuajse kurrë celulit?

25.11.2022 - 12:02

Makthi më i keq i vajzave, sidomos në stinën e verës është celuliti. Dhe në fakt ndonjëerë mund t’ju ketë shkuar në mendje pse partneri juaj nuk ka edhe pse mund të jetë më i shëndoshë se ju. Në fakt, celuliti mund të jetë i pranishëm në trupat e burrave dhe grave, por është më i zakonshëm te gratë, ku studimeve të ekspertëve, 80%-90% e grave kanë celulit në një moment ose në një tjetër. Pse burrat jo?

Kolagjeni! Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhor, te femrat ka pamjen e një gardhi, kunjat e të cilit vijnë njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt, ka një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.

Edhe hormonet! Hormonet kanë shumë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.

Kini parasysh që celuliti nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.