MENU
klinika

Sipas Marcel Proust

Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësimi i lumturisë?

18.11.2022 - 14:03

Lumturia nuk mund të vijë kurrë. Edhe kur rrethanat janë kapërcyer, natyra e çon luftën nga jashtë brenda dhe, pak nga pak, e ndryshon zemrën tonë aq sa të dëshirojmë diçka tjetër nga ajo që i është dhënë të zotërojë. Dhe nëse historia ishte aq e shpejtë sa zemra jonë nuk kishte kohë të ndryshonte, natyra nuk dëshpërohet të na kapërcejë për këtë arsye, në një mënyrë të mëvonshme, është e vërtetë, më delikate, por po aq efektive.

Më pas, në momentin e fundit, zotërimi i lumturisë na hiqet, ose më mirë, natyra, përmes një dinake djallëzore, ia ngarkon detyrën e shkatërrimit të lumturisë pikërisht këtij zotërimi. Pasi ka dështuar në gjithçka në sferën e fakteve të jetës, natyra krijon një pamundësi ekstreme, pamundësinë psikologjike të lumturisë.

… e megjithatë asnjërit prej nesh kjo logjikë prustiane nuk mund t’ia vrasë të drejtën për të qenë i lumtur, ose të përpiqet të sfidojë kokfortësinë e këtij arsyetimi dhe pamëshirën e ligjësisë së qenis dhe jetës për tu kurorëzuar i lumtur. / Albert Vataj

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale