MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse ushqimet me shumë yndyrë shkaktojnë dhimbje kronike?

29.11.2022 - 13:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse ushqimet me shumë yndyrë shkaktojnë dhimbje kronike?

Mjeku: Yndyra në ushqimin e shpejtë shkakton grumbullimin e kolesterolit në arterie, gjë që çon në inflamacion dhe dhimbje kyçesh, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjes.

Është vërtetuar mirë se mbipesha, ose ngrënia e ushqimeve të shpejta për një kohë të gjatë, mund të çojë në dhimbje kronike, por studiuesit tani thonë se duhen vetëm disa vakte për të shkaktuar dëme.

Një studim në minj zbuloi se yndyra e ngopur në gjak lidhet me receptorët e qelizave nervore që çojnë në inflamacion, duke imituar simptomat e dëmtimit nervor.

Ky efekt u pa pas vetëm tetë javësh të një diete me yndyrë të lartë, por jo me kalori të mjaftueshme për t’i bërë brejtësit mbipeshë.

Dr. Michael Burton, asistent profesor i neuroshkencës në Universitetin e Teksasit, tha: Ky studim tregon se njeriu nuk duhet të ketë diabet ose një gjendje tjetër ose të lëndohet për të pasur dhimbje. Një dietë e pasur me yndyrë për një periudhë të shkurtër kohe është e mjaftueshme. Një dietë e ngjashme me atë që ndjekin shumica e amerikanëve në një moment të jetës së tyre.

Studiuesit krahasuan efektin e dietave të ndryshme në dy grupe minjsh gjatë një periudhe prej tetë javësh.

Njëri grup hante ushqime normale, ndërsa tjetri ushqime me yndyrë të lartë që nuk do të çonin në obezitet.

Duke parë yndyrën e ngopur në gjakun e tyre, ata zbuluan se minjtë që ushqeheshin me një dietë të pasur me yndyrë kishin nivele më të larta të acidit palmitik.

Ata vëzhguan gjithashtu lidhjen e yndyrës me receptorin nervor TLR4, i cili shkaktoi lëshimin e shënuesve inflamatorë.

Studiuesit besojnë se ilaçet që synojnë këtë receptor mund të jenë çelësi për të parandaluar inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga ushqimi i dobët.

“Ne zbuluam se neuronet shqisore janë të prekura dhe se nëse heqim receptorin me të cilin lidhet acidi palmitik, nuk do të ketë ndjeshmëri në ato neurone. Kjo sugjeron se ekziston një mënyrë për ta bllokuar atë farmakologjikisht. Hapi tjetër i studiuesve është të përqendrohen te vetë neuronet, si aktivizohen dhe si mund të kthehen dëmtimet”, thotë Burton.

“Në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje të kuptojmë më mirë kalimin nga dhimbja akute në kronike. Mekanizmi pas këtij tranzicioni është i rëndësishëm sepse dhimbja kronike po nxit epideminë e opioideve. Do të ishte shumë pozitive nëse do të ishim në gjendje ta parandalonim këtë tranzicion”, tha Dr. Burton, ndërsa u bëri thirrje profesionistëve të kujdesit shëndetësor të marrin në konsideratë rolin që luan dieta në shkaktimin e dhimbjes.

“Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sesi një pacient përfundoi te mjeku për shkak të një simptome”, përfundoi ai.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-intervistë me Anila Kalleshin

Ke kapsllëk? Rreptësisht shmangi këto ushqime

Çfarë strategjie ndoqi?

McDonalds rrit shitjet me 5.9%