MENU
klinika

Gjykata e Sarandës liron autorin

Qëllon me thikë në fyt 45-vjeçarin pas sherrit banal

06.11.2022 - 15:19

Gjykata e Sarandës ka shpallur të paligjshëm arrestimin dhe ka urdhëruar lirimin e 34-vjeçarit Geart Çoçka.

Seanca mësohet të jetë mbajtur të premten, ku Çoçka ēshtë përballur me akuzën e plagosjes së 45 -vjeçarit Armando Bajrami, i cili nga goditja kishte marrë plagë në fytyrë e në nofull me armë të ftohte.

“Panorama” ka siguruar edhe foton e armës së ftohtë të përdorur në ngjarje dhe të sekuestruar nga policia. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet që arma të jetē përdorur edhe në ngjarje të tjera dhe për këtë vazhdojnë hetimet.

Çuditërisht edhe pse me dy akuza “plagosje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, prokurorja Basho jo vetem e ka lënē të lirë autorin, por ka hedhur poshtë edhe arrestin duke e cilësuar të paligjshëm.

Ky është rasti i dytë brenda dy javëve kur autorë plagosjesh lihen të lirë, pasi edhe Ermir Shabanaj i arrestuar nga policia për plagosjen e Besmir Ukës u la sërish i lirë. Nga ana tjetër burime policore bëjnë me dije se ka nisur një aksion i gjerë në gjithë qytetin, ku po ushtrohen kontrolle në mjete dhe lokale pas ngjarjeve të ditëve të fundit me përdorim armëve të ftohta.

Por edhe pse policia në të gjitha rastet ka kryer arrestet brenda pak orëve, autorët kanë fituar sërisht lirinë gjatë dhënies së masave të sigurisë.