MENU
klinika

Mbledhja e qeverive në Shkup

Rama: Ballkani i Hapur na ka dhënë mundësi të reja!

14.11.2022 - 12:04

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje arritjet e Ballkanit të Haour gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Rama tha se rezultatet kanë qenë të mira, megjithatë kjo nismë nuk përjashton Procesin e Berlinit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shete me vete por edhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjejve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kovaçevski: Qytetarët mund të presin që…

Të hënën mbledhje e përbashkët qeverish Shqipëri-RMV