MENU
klinika

"Moment i mirë për të investuar në tituj qeveritarë"

Rama fton qytetarët të investojnë në bono thesari: Risk zero, komision shumë të vogël

15.11.2022 - 13:30

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot qytetarët të investojnë në bono thesari dhe obligacione.

Rama tha se është një moment kompleks i ekonomisë në tërësi dhe se është moment i mirë për të investuar në tituj qeveritarë.

“Sot është një arsye pak e veçantë për këtë konferencë sepse është një moment në të cilin e kemi të nevojshme të informojmë përmes mediave publiku e gjerë lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye, pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit dhe në obligacionet që janë faktikisht me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj në Shqipëri. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të qytetarëve, por edhe një shenjë kuptimplotë që banka iu jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit, ose obligacionet që janë më afatgjata. Ky është subjekti i kësaj konference me ministren e Financave, e cila mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë, por edhe me këto mundësi tëkrijuara nga kjo situatë për qytetarët dhe çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël se sa ofrojnë bankat e nivelit të dytë natyrisht dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet e bankave, pastaj duke iu drejtuar BSH-së”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bloomberg/ Frikë nga inflacioni, frikë nga borxhi qeveritar, frikë...

Covid-19 ka ndryshuar ekonominë…përgjithmonë!


Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!