MENU
klinika

Historia e marokenit

Refuzoi Gjermaninë, në Botëror i shënoi Belgjikës

27.11.2022 - 17:51

Kushedi se si do të kishin shkuar gjërat kur Sabiri pasi u thirr në ekipin U-21 të Gjermanisë në tetor 2018 duke shënuar një herë në pesë paraqitje për ekipin (kundër Holandës, në prill 2022). Ndoshta nuk do të luante Kupën e Botës me kombëtaren marokene…

Në shtator 2022, Sabiri u thirr për t’u bashkuar me kombëtaren marokene. Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një miqësore kundër Kilit, në të cilën ai arriti të shënojë një gol në një fitore 2–0 që u zhvillua në stadiumin RCDE në Barcelonë.

Pikërisht më 10 nëntor 2022 pas paraqitjeve të mira në Serie A, ai u ftua në skuadrën prej 23 lojtarësh të Marokut për Kupën e Botës. Dhe sot erdhi gëzimi më i madh: Sabiri shënoi një goditje dënimi kundër Belgjikës, duke befasuar Courtouis!

Maroku më pas dyfishoi dhe fitoi sfidën, por goli parë  nuk do të harrohet nga Sabiri! Abdelhamid Sabiri u lind më 28 nëntor 1996. Shumë shpejt i tha lamtumirë Afrikës: ishte 3 vjeç kur familja e tij u shpërngul në Gjermani, në Frankfurt (prandaj edhe shtetësia e dyfishtë).

Ai u rrit në një lagje me 10 mijë banorë, mes krimit dhe drogës: “U rrita mes humë peripecish. Doja të largohesha prej andej, doja të realizoja ëndrrat e mia”.

Kështu ai filloi të luajë futboll. Ai ishte 17 vjeç kur një skaut italian nga Koblenz, Vincenzo Di Maio, e vuri re: “Po kërkoja urgjentisht lojtarë – shpjegon ai për Goal.com – një miku im kishte një akademi në Frankfurt për fëmijë nga zona të pafavorizuara. Ai ishte mes djemve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN