MENU
klinika

Temperatura të ulta në gjithë vendin

Rikthehet dëbora! Zbardhet Thethi, Kelmendi e Dukagjini

30.11.2022 - 14:37

Nis dëbora në vend. Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit. Në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët, por deri më tani rrugët janë të kalueshme.

Në këto zona, temperaturat janë të ulëta ku në Qafë Thore shkon në – 2°C ndërsa në Vermosh deri në -4.

Rikthehet dëbora! Zbardhet Thethi, Kelmendi e Dukagjini, s'mungon as
Pamje nga Dardha

Ndërkohë që dëborë ka pasur edhe në Dardhë, sidomos gjatë natës kur temperatura shënon -1°C. Sipas raportimeve të dertanishme qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë kërkohet që shoferët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit përgjatë akseve me prezencë bore, vendosni gomat dimërore dhe zinxhirë, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri